Ndryshon ‘prefiksi’, le t’i urojmë sot Bora Zemanit ditëlindjen e veçantë

By

Moderatorja Bora Zemani feston sot ditëlindjen e cila është më e veçantë për shkak se një herë në dekadë ndërron “prefiksi”.

Ajo mbushë sot 30 pranvera!

Me shaka, ditën e djeshme Bora në rrjete sociale u shpreh se është “dita e fundit si vajzë e vogël sepse nesër do të rritem”.

Me një karrierë në ekran prej më shumë se një dekade, ajo momentalisht gjendet në zenitin profesional të saj.

Falë suksesit të formatit “Përputhen” dhe dashurisë “unison” të publikut ndaj saj, me fare pak për të mos thënë aspak kritika, ditëlindja e 30-të e gjen Bora Zemanin si moderatoren më të pëlqyer shqiptare.

I urojmë Borës shëndet dhe të vazhdojë të jetë e tillë – kaq e ëmbël dhe kaq e suksesshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm