Aktori i njohur fejohet dhe urimin më të bukur e mori nga ish- gruaja

By

Aktori amerikan Josh Duhamel është fejuar me modelen dhe ‘Miss World America 2016’ Audra Mari, të dashurën e tij prej më shumë se dy vitesh. Lajmin e ka bërë të ditur Duhamel në faqen e tij në Instagram të shtunën, më 8 janar, në ditëlindjen e 28-të të partneres së tij.

View this post on Instagram

A post shared by Josh Duhamel (@joshduhamel)

Ish-gruaja e Duhamel, Fergie, nëna e djalit të tyre 8-vjeçar, komentoi: “Urime!!!” dhe shtoi gjashtë emoji me zemër jeshile.

Audra, e cila ishte gjithashtu Miss North Dakota USA 2014, dhe Josh konfirmuan romancën e tyre në tetor të vitit 2019 pas disa muajsh thashethemesh, kur u fotografuan për herë të parë në aeroport në Toronto. Një muaj më vonë, ai dhe Fergie finalizuan divorcin e tyre. Këngëtarja kishte paraqitur dokumentet në fillim të atij viti. Fergie dhe Duhamel kishin njoftuar ndarjen e tyre në shtator të vitit 2017 pas tetë vitesh martesë.

Artikuj të ngjashëm