Ndryshimet drastike të motrave Hoxha

By

Lori e Sara Hoxha, dy vajzat e themeluesit të Top Media kanë ditur të zënë shpeshherë faqet kryesore të shtypit rozë.

Pjesëmarrja e Lorit në Dancing With the Stars, lidhja e Sarës me Ledionin, dora e tyre e hekurt në ndikimin tek Top Channel janë vetëm disa nga temat për të cilat motrat janë përfolur më së shumti.

Megjithatë, paraqitjet më të shpeshta i kanë në rrjetet sociale ku ndajnë momente nga jeta luksoze. Pushimet në Maldive e Karaibe, veshjet e veturat e shtrenjta janë pjesë e pandashme për trashëgimtaret e Top-it.

Por dyshja duket se përpos në gjërat e lartëpërmendura, investim të madh kanë ndërmarrë në pamjen e jashtme.

Ndryshimi mes fotove të shkrepura nga Story dy vite më parë dhe të tjerave të realizuara mbrëmë nga Anabel është drastik.

Vajzat shkëlqyen në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Top Channel. Dhjetëra kilogramë më pak dhe disa intervenime kirurgjikale ishin ‘sakrifica’ për imazhin që të shtyn të mendosh se a bëhet fjalë për të njejtit persona në vetëm dy vite periudhë kohore.

Fotot e gjetura, tani kur Lori ka fshirë çdo gjurmë të së kaluarës në rrjetet sociale flasin vetë …. /Prive.al/

Lori

Screenshot_2015-10-17-12-04-59

Artikuj të ngjashëm