N’drrimi i natës me Alaudin Hamitin nis sezonin me Mozzik

By

Nisi rrugëtimin në tregun mediatik shqiptar me 2 Nëntor të vitit 2015 si një alternativë e programeve që transmetohen në televizionet tona.

Një format që solli frymë të re tek publiku, NIN me Alaudin Hamitin është gati për sezonin e 5-të që do të fillojë këtë të hënë me datë 11 nëntor në orën 21:45 në Klan Kosova.

Kjo sezonë e pestë do nisë me të ftuar reperin Mozzik e që i bie të jetë intervista e parë pas shumë vitesh në NIN.

Si i ftuar Mozzik do të promovojë këngën e tij solo ‘Dhelpër dinake’ – në një intervistë ekskluzive e me Alaudin Hamitin  do të shpalosë edhe shumë gjëra tjera.

Së pari herë Mozzik ishte prezent në NIN bashkë me Kidën nentor të viti 2015.

Ai u rikthye prapë në NIN kësaj here me Getinjon dhe Diellza Bunjakun në maj të vitit 2016.

Ky edicion i pestë me radhë, Hamitin e gjeti në një nga destinacionet më përrallore dhe historike në botë –  në Tajlandë.

Hamiti do sjell edhe pamje nga jeta e zhurmshme e qyteteve si Bangkok, kultura e ishujve malor si Phuketi, jeta e fshatrave të Khao Lak dhe nga provinca e Krabit, që njihet me plazhet më të bukura në botë si Phi Phi Island. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm