Ndodhi edhe kjo: Publikisht e pranon Noizy, klikimet po i blej!

By

Miliona klikimet e artistëve shqiptarë në Youtube, janë vënë shpesh herë në dyshim nga opinioni publik. Madje edhe vet artistët i kanë vënë në dyshim klikimet e kolegëve të tyre.

Kjo ka ngjallur shpesh debat nëse klikimet që ata marrin janë organike apo blihen, ngase për opinionin e shumicës është e pamundur të kesh me miliona klikime kur këndon në shqip, sepse ne s’jemi aq shumë në numër!

Dhe dikush, thënë me ironi apo me gjithë mend, sapo e pranoi që ka blerë klikimet.

Dhe është pikërisht Noizy, kampioni i klikimeve në shqiptari ai që e tha publikisht këtë gjë në sesionin e komenteve në profilin e tij në Instagram.

Reperi ka publikuar një fragment të këngës së tij të fundit në instagram, duke treguar se “Toto” ka arritur në 14 milion klikime.

“A dini ça? I kom ble klikimet dhe do blej derisa të bëhen 100 milion, pastaj do e ndal dorën”, ka shkruar këngëtari, duke komentuar vet në postimin e tij. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm