Ndodh edhe kjo! Babai i yllit botëror, krah i Capital T (FOTO)

By

Ka pasur një verë shumë të ngjeshur me hite dhe koncerte gjithandej ku flitet shqip.

Kosova, Shqipëria dhe kryeqendrat e shqiptarëve në diasporë ishin vendet ku Capital T performoi gjatë muajve që lamë pas.

E duket se suksesi i madh ka bërë që ai të fitoj vëmendje edhe të figurave të njohura.

Besoni ose jo, babai i Drake e ka shpërndarë foton e koncertit të Kapos duke i thënë se e ka përkrahjen e tij në SHBA.

Mësohet se në fund të vitit, Kapo do ketë disa data në SHBA dhe duket se gjërat do bëhen shumë interesante në një opsion të mundshëm të shtrirjes së karrierës përtej trevave shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm