Ndodh ajo që pritej prej kohësh, Majki më në fund takon Maitre Gims (FOTO)

By

Pas hitit ‘Dashni’ u komentua gjerë e gjatë për një ngjajshmëri në stil me këngëtarin francez Maitre Gims.

Majki, përderisa tek ne raportohej me një tendencë pak përbuzëse, në mediat franceze mori dhenë duke u komplimentuar për muzikën e stilin.

Madje, edhe mediat më prestigjioze shprehën dëshirën për një bashkëpunim muzikor mes shqiptarit e francezit.

Nga ajo kohë, dyshja kanë komunikuar me njëri-tjetrin, teksa disa javë më parë siç raportuam në Prive.al, ata dy edhe filluan të ndiqnin njëri tjetrin në Instagram.

E tek sot, Majki dhe Maitre Gims u takuan me njëri-tjetrin në Tiranë ku francezi ka ardhur për të performuar në një prej klubeve të kryeqytetit.

‘Maitre Gims është kënaqësi që të takoj, i rrallë. Respekt’ – ka shkruar Majki në foton ku shihet përkrah francezit.

Mbetet të shihet nëse me kalimin e kohës do konsolidohet miqësia mes dyshes, teksa për tani mjaftohemi me foto të përbashkët! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm