Gjatë ditës së djeshme, si një baba i lumtur publikoi një video me të birin e tij më të vogël Denisin.
Këngëtari Mehdin Përgjeqaj, po e tregonte dashurinë e tij për vogëlushin, duke e puthur në buzë.
Por ky veprim, nuk është mirëpritur nga disa ndjekës të Medës në Instagram ku edhe ka bërë publike videon, me pretekstin se një veprim si ky është i turpshëm dhe i dëmshëm për fëmijën ngase Meda ka mjekër dhe pi edhe duhan.
Megjithatë, ai s’e ka qarë kokën t’iu përgjigjet asnjërës prej kritikave që i janë bërë në këtë drejtim.
E njëjta gjë i ndodhi muaj më parë edhe këngëtares Miriam Cani kur publikoi një fotografi duke puthur vajzën e saj Ameli në buzë, e po ashtu edhe modeles Adrola Dushi, që e puthte në buzë djalin e saj të vogël. /Prive.al