Për vite, Selena Gomez ishte e dashura e artistit Justin Bieber.
Prej vitesh, Hailey është bashkëshortja e tij!
E pas kaq shumë kohësh, dy vajzat janë bërë bashkë për herë të parë.
Ato mbrëmë kanë qenë në të njëjtin event, në “Academy Museum Gala”.
Vajzat, jo vetëm që kanë ndarë të njëjtën hapësirë, por kanë pozuar edhe krah njëra-tjetrës.
Ato shfaqen shumë të afërta dhe të dashura me njëra-tjetrën në shkrepjen e cila ka ndezur rrjetin duke krijuar reagim mes fansave të shumtë të tyre dhe këngëtarit Justin Bieber.
Sa vështirë të ndodhë kjo mes artistëve shqiptarë? Me gjasë do na duhet kohë që një sjellje e tillë të mos përbëjë më lajm! /Prive.al