Ndiqni të plotë performancën e Dua Lipës në “Grammy” (VIDEO)

By

lli botëror nga Prishtina, Dua Lipa, përjetoi një mbrëmje të suksesshme të dielën që e lëm pas, meqë triumfoi në një prej gjashtë kategorive ku ishte e nominuar për çmimin ”Grammy”.

Fitoren e çmimit ”Albumi më i mirë pop”, këngëtarja kosovare me famë botërore, e quajti një çmenduri të vërtetë.

Gjatë mbrëmjes Dua shkëlqeu edhe me performancën e saj. Ajo u shfaq me një fustan glamuroz ngjyrë rozë të markës “Versace”, para se të shoqërohej në skenë nga reperi DaBaby për interpretimin e hitit “Levitating”.

Më pas ajo u rishfaq në skenë me një xhaketë po ashtu ngjyrë rozë dhe plot shkëlqim, para se ta largonte edhe xhaketën për interpretimin energjik të hitit, “Don’t Start Now”, e shoqëruar nga disa valltare.

Vëmendje të madhe me dukjen e saj, Dua Lipa mori edhe me fustanin e koleksionit të fundit të shtëpisë së modës “Versace”, të cilin e kishte zgjedhur për parakalimin e saj mbi qilim të kuq.

Me fitoren e saj në kategorinë “Albumi më i mirë pop”, Dua Lipa i mundi yjet e njohur dhe të suksesshëm të muzikës, si Justin Bieber me albumin “Changes”, Lady Gaga me “Chromatica”, Harry Styles me “Fine Line” dhe Taylor Swift me albumin “Folklore”.

Artikuj të ngjashëm