Ish-gazetari Seremb Gjergji ndërroi jetë në New York

By
Ka vdekur ish gazetari i njohur kosovar, Seremb Gjergji.

Ai gjithashtu në vitin 2016 ishte kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji, por që nuk ishte përfshirë në procesin zgjedhor.

Gazetari, publicisti dhe opinionisti i njohur kosovar, Seremb Gjergji ka ndërruar jetë në spitalin e njohur amerikan Montefiore në New York, të enjtën e 1 dhjetorit në orët e mbrëmjes sipas kohës amerikane.

Siç merr vesh Botapress, Seremb Gjergji i ishte nënshtruar për herë të dytë një operacioni të rëndë në mushkëri që në fund të muajit tetor të këtij viti. Për më shumë se 4 javë ai po mbahej në gjendje kome pas operacionit, me shpresë se gjendja e tij do të permiresohet. Por, duket se Seremb Gjergji nuk arriti ta perballojë edhe këtë sfidë të jetës.

Artikuj të ngjashëm