Ky është lajmi më i ri nga Loredana pasi u bë nënë…

By

Para pak ditësh, Loredana solli në jetë vajzën e saj të parë e cila quhet Hana.

Ajo dhe i dashuri i saj Mozzik, u bënë prindër për herë të parë, pas një kohe të gjatë në lidhje.

Të dy artistët kanë hyrë në rrjete sociale për të na njoftuar me vajzën e tyre, e cila ka tashmë edhe llogari në Instagram me afër 200 mijë ndjekës.

Fotografitë e dyshes të postuar në profilet e tyre kanë kapur mijëra pëlqime dhe shumë komente.

Lindja e vajzës së Loredanës, ka bërë që kjo e fundit të arrijë 1 milion ndjekës në Instagram, pasi profili i saj u vizitua shumë kohëve të fundit.

Tashmë emri i Loredanës është në listën e shqiptarëve me mbi 1 milion ndjekës në këtë rrjet social./Prive.al

Artikuj të ngjashëm