Kenny Rogers, karriera legjendare e së cilit shtrihet mbi gati gjashtë dekada, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, thotë publicisti i tij Keith Hagan për CNN.
Familja e artistit njoftoi vdekjen e tij në llogarinë e verifikuar të Twitter Rogers, duke thënë se ai vdiq të Premten mbrëma nga shkaqe natyrale nën kujdesin e stafit mjekësor dhe i rrethuar nga familja.
“Kenny Rogers la një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane. Këngët e tij janë dashuruar nga dashamirët e muzikës dhe preku jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën,” thotë një deklaratë e postuar nga Hagan.
Ai pati 24 hite numër një dhe gjatë gjithë karrierës së tij, më shumë se 50 milion albume u shitën vetëm në SHBA.
Ai ishte një fitues i gjashtë herë i Country Music Awards dhe tre herë fitues i çmimit Grammy, tha Hagan.