Regjisori dhe aktori i madh Rikard Ljarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.
Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjja” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterrë 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj. Ai ka krijuar mjaft personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematografisë shqiptare. /Prive.al