Pak javë më parë tërhoqën vëmendjen e medias me natën romantike të kaluar së bashku.
Kur Veseli u zhvendos në Tiranë për shkak të ‘Dance with Me’ u mendua se lidhja me Tean vetëm sa do të shkonte duke u konsoliduar.
Gjithë kjo atmosferë pozitive në çiftin që madje kaloi pushimet bashkë në bregdetin turk u sheshua duke u shumëzuar me zero.
Lidhja e djalit nga Prizreni dhe vajzës nga Korça ka marrë fund. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Veseli në rrjetin social i cili përmes një statusi konfirmoi atë që fansat i druheshin tash e disa ditë.
Në tekst ai fillimisht vërsulet kundrejt një pjese të caktuar të fansave të cilët kanë treguar sipas tij njëanshmëri duke mbrojtur Tean.
Fituesi i Big Brother 8 tregon se tradhëtia e përfolur nuk është shkas i ndarjes teksa i këshillon ata që shpërndajnë thashetheme që të mbyllin ‘gojët e ndyra’.
Veseli, simboli i urtësisë dhe durimit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Vëllaut të Madh me tej shton se famën nuk e morri nga Tea pasi atë e kishte më parë.
Ky zhvillim përpos që është pritur me trishtim nga fansat, ka çuditur një pjesë të këtyre të fundit sepse shfaqi një anë të vrazhdë në komunikim, diçka e panjohur për Veselin.
Ndërkohë korçarja ka zgjedhur heshtjen duke potencuar se ajo shpeshherë di të flasë më shumë se fjala e thënë.
Ndryshe, të pakta janë çiftet që vazhdojnë jetën bashkë pas aventurës së izolimit. Gjerë më tani, për tetë edicione rresht vetëm Neda dhe Ogreni nga BB4 kanë kurorëzuar dashurinë e tyre duke u bekuar edhe me një fëmijë. /Prive.al/