Aktori i “Game of Thrones” del pozitiv me KoronaVirus

By

Covid-19 nuk po kursen as politikën dhe as figurat e artit.

Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa sot konfirmohen edhe 2 aktorë të tjerë të prekur.

‘Armiku i padukshëm’ ka prekur edhe yllin e Game of Thrones. Aktori norvegjez, Kristofer Hivju i cili në serialin e njohur luante personazhin e dashur Tormund ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetëizoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”- shkruan Hivju. Ai gjithashtu i bën thirrje të gjithë fansave të tij që të kenë kujdes, të lëna duart sa më shpesh, të mbajnë një distancë prej 1.5 metrave nga të tjerët.

Artikuj të ngjashëm