Së fundmi po përflitet se Getinjo dhe Vivien janë ndarë, kjo për shkak se ata kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.
Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë.
Reperi ferizajas ka bërë të ditur se po kalon në një fazë depresioni dhe ka nevojë të largohet nga rrjetet sociale.
Këtë vendim të tij padyshim e ka respektuar Vivi e cila ka ndarë një fotografi me reperin teksa kanë folur përmes telefonit.
“Tuni im ka nevojë për pak qetësi”, ka shkruar ajo.
Urojmë që gjithçka të shkojë mirë./Prive.al