Dita e ditëlindjeve: Enca mbush 22 vjeç!

By

Lori Hoxha e Valdrin Sahiti nuk janë të vetmit që kanë ditëlindjen sot, edhe këngëtarja Enca Haxhia sot feston datën e lindjes.

Këngëtarja e shumë hiteve sot mbush 22 vjeç e festa për të ka filluar qysh mbrëmë ku është surprizuar nga miqtë e saj.

‘King Enca’ ka marrë edhe tortën e merituar nga shoqëria, ku në qendër të saj është vënë dhe kurora e mbretit, simbol kjo i epitetit që përdor artistja.

Edhe pse shumë e re në moshë, Ruensa ka arritur të jetë ndër emrat më të suksesshëm të diskografisë shqiptare ku çdo produksion muzikor i saj është përkthyer në hit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm