Për vjet me radhë kanë qenë në një lidhje romantike dhe janë nga ato çifte që menjëherë e bënë publike lidhjen e tyre.
Këngëtarja e famshme Venera Lumani dhe i dashuri i saj, këngëtari Lindi Islami, kanë kurrëzuar dashurinë e tyre të bukur me fejesë gjatë muajit qershor ndersa tani, dyshja kanë organizuar festën e fejesës.
Pa shumë zhurmë çifti janë fejuar në Tiranë, vetëm nën shoqërinë e miqve të tyre të ngushtë.
Është Olti Curri ai që e ka bërë publike fejesën, duke publikuar një tufë lulesh në Instagramin e tij, të dedikuara për Venerën në ditën e saj të veçantë.
“Të trashëgoheni Lindi dhe Venera”, ka shkruar gazetari Curri më pas në një tjetër fotografi të çiftit.
Ndërsa Venera dhe Lindi, në profilet e tyre nuk kanë publikuar ndonjë fotografi nga fejesa, përveç ca imazheve të përbashkëta me miqtë e tyre. /Prive.al