Njëri ndër kolegët dhe miqtë e tij më të mirë, në këngën e fundit e shpiki një sfidë të re pas sfidës që u bë virale në krejt botën me këngën e Drake, KeKe.
Reperi i famshëm Gjiko, në këngën “Si Bugatti” në bashkëpunim me Skerdin, shpiku një vallëzim të cilin më pas e performuan shumë fansa të tij.
Por edhe Ledri Vula në njërin prej koncerteve të këtij sezoni, e provoi të kërcejë si Gjiko dhe sikur të mbante pak balancë do ia dilte fort mirë.
Mirëpo Vula bëri një gabim. Në momentin që Ledri duhet ta përfundojë vallëzimin e humb ekuilibrin plotësisht dhe desh rrëzohet në mes të skenës.
Me më shumë koncentrim ai do e bënte më mirë vallëzimin, por edhe kështu na bëri të qeshim.
Faleminderit Ledri!
https://www.instagram.com/p/Bm3vCTBnK_i/?taken-by=sta_prishi