Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe jo vetëm.
Ylli i hitit “Nashta” ka njoftuar po ashtu, se për nder të Ramazanit, përgjatë gjithë këtij muaji ajo nuk do të jetë aktive me koncerte.
“Nga sot, e deri në përfundim të Ramazanit s’do të jem prezente në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Melinda në një storie të publikuar në Instagram.
Kënga e fundit e publikuar nga Melinda mbetet “Mere” , e cila aktualisht numëron pothuajse gjashtë milionë klikime në YouTube.