Mozzik konfirmon duetin me Kidën!

By

Mozzik ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës” për një orë e tridhjetë minuta.

Një rrëfim ekskluziv ku reperi tregoi të rejat e karrierës e po ashtu u ndalua tek pjesa private.

Derisa tregoi se me Loredanën nuk do të ketë më rikthim, me një artiste tjetër do bëhet sërish bashkë në muzikë.

Mozzik dhe Kida gjatë kësaj vere do të vijnë me duetin e tyre të dytë pas “Premtimet” që ishte një ndër sukseset më të mëdha të tyre.

Gramozi tregoi se kanë gati rreth pesë demo, dhe pothuajse janë në një mendje se cilën do e lansojnë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm