Luana, akuzë indirekte vëllezërve Veshaj për kopjim

By

Vëllezërit Veshaj janë komentuar këto ditë për një prej skeçeve në emisionin e fundit.

Ai rezultoi të jetë i kopjuar fjalë për fjalë e veprim për veprim nga Italia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by alo! kam nje pytje (podcast) (@alo_kam_nje_pytje)


Por, këtë zhvillim, indirekt e ka lidhur me veten prezantuesja Luana Vjollca.

Përmes portalit të saj “Afterparty”, janë ‘trashur’ akuzat për kopjim me një tjetër format.

Lajmit për kopjimin e italianëve, portali në pronësi të prezantueses i ka shtuar akuzat për kopjim të lojërave të programit “Shiko kush luan”.

Për “provë” janë bashkëngjitur disa nga lojërat që kanë ngjashmëri, ndonëse ngjashmëria vjen nga fakti se si Luana ashtu edhe Donaldi me Romeon këto lojëra i kanë përshtatur në bazë të shembujve nga jashtë.

Një lajm i tillë i ndërlidhur me emrin e Luanës, sigurisht që nuk del rastësisht në portalin e saj, njëjtë siç ka ndodhur paraprakisht me të tjera raportime që çonin mesazh indirekt, veçanërisht gjatë kohës kur nuk ishte konfirmuar ende Arbana Osmani si prezantuese e “Big Brother VIP”.

Mesa duket, rivaliteti ndihet në ajër meqenëse në një formë apo tjetrën, “Më lër të flas” mund të konsiderohet si një zëvendësim i “Shiko kush luan” duke pasur në thelb intervistat me personazhe të famshëm dhe njëkohësisht lojëra e muzikë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm