Të gjithë do mendonim se me famë nga muzika, reperët bëjnë jetë luksi dhe hanë në restorante me yje Michellin!
Por jo për reperin Mozzik!
Darka e tij është po aq e thjeshtë sa e të gjithë neve, dhe na i kujton mbrëmjet e bukura në shtëpi duke lyer copëzat e bukës me “pashtetë”.
Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram, darkën që po hante, diçka solide dhe aspak luksoze.
Së fundmi, ai ka pasur sukses të madh me këngën “Madame”, të publikuar nga grupi i tij “2 euro music”, e cila u fshi nga ish labeli i tij për të drejta autoriale, për tu rikthyer sërish në kanalin e Youtube./ Prive.al