Muaj më parë ata u furnizuan me rroba bebesh të markes Gucci, ndërsa tani dyshja e njohur Mozzik dhe Loredana, kanë prezantuar veshjet e reja të vajzës së tyre 2 muajshe.
Vogëlushja Hana ka marrë dhuratë nga prindërit veshjet e markës së njohur ndërkombëtare Moschino, e cila po ashtu është një brend i shtrenjtë.
Veshjet simpatike të vajzës i ka shfaqur Loredana përmes një videoje në Instagram, ndërsa rrobat janë tejet të lezetshme.
Mozzik dhe Loredana u bënë për herë të parë prindër në fund të muajit dhjetor të vitit 2018-të. /Prive.al