Moti i ftohtë mund të shkaktojë disa sëmundje

By

Miliona britanikë me sëmundje të zakonshme siç janë gripi dhe ftohja, po nxiten të ngrohin shtëpitë e tyre pasi temperaturat e ulëta këtë dimër po konsiderohen se mund të jenë kërcënuese për jetën.

Në Britani, gjatë natës ka rënë deri në centimetra dëborë, duke bërë që temperaturat të bien në -15C.

Parashikuesit e “Met Office” kanë lëshuar disa paralajmërime të motit për borë, akull dhe mjegull në të gjithë Britaninë.

Për tetë milionë astmatikë në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat në rënie mund të shkaktojnë sulme vdekjeprurëse të astmës, ka paralajmëruar një organizatë bamirëse.

Kjo për shkak se ajri i ftohtë irriton rrugët e frymëmarrjes dhe e bën trupin të prodhojë më shumë mukozë, gjë që mund ta përkeqësojë astmën.

Njerëzve me sëmundje të tjera të mushkërive, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike, të cilat gjithashtu përkeqësohen nga moti i ftohtë, u kërkohet të qëndrojnë ngrohtë.

“Për të qëndruar mirë, ne do t’i këshillonim njerëzit që të ngrohin shtëpitë e tyre në të paktën 18 gradë Celsius nëse munden, por ne e dimë se kjo do të jetë e vështirë për shumë njerëz këtë dimër,” tha Erika Radford, nga “Asthma + Lung UK”.

Ndryshe, faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur në muajt e fundit, për shkak se lufta në Ukrainë ka reduktuar furnizimet me gaz rus.

Artikuj të ngjashëm