Ditën e djeshme, reperi Gjiko publikoi këngën e re me Ermal Fejzullahun.
Ky do jetë vetëm një nga vazhda e projekteve me të cilat pejani do ta ‘bombardojë’ verën.
Sidoqoftë, përkundër se mund ta dëgjojnë plot, ka edhe kolegë që e kritikojnë ashpër.
Për stilin e mbase edhe zhanrin e interpretimit, Moss Della e ka ofenduar keq Gjikon përmes një postimi në rrjete sociale.
Postimi është fshirë më pas nga reperi por ka qëndruar mjaftueshëm gjatë sa për t’u kapur nga fansat dhe për të bërë xhiron e rrjetit. /Prive.al