Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të parë

By

Olta Boka është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private dhe rrallë e kemi dëgjuar të flasë për lidhjen e saj të dashurisë. Pak kohë më parë këngëtarja konfirmoi lidhjen me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj, dhe u shpreh se nuk do të donte që të fliste shumë në media për të. Asokohe ajo tha se gjithë Tirana i njeh ata si çift, sepse ka kohë që janë të dy janë në një marrëdhënie.

Siç duket lidhja mes Oltës dhe Ivit ka marrë drejtim tjetër dhe së shpejti ata do të krijojnë një lidhje bashkë. Burime për “Iconstyle” kanë zbuluar se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Thuhet se këngëtarja ka kaluar muajt e parë të shtatzënisë dhe se barku i rrumbullakosur është aq i dukshëm sa ajo nuk mundet ta fshehë më.

Olta ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm dhe nuk dihet nëse ajo do e bëj këtë gjë, duke qenë se nuk i pëlqen të flasë publikisht për jetën e saj private. Ende nuk dihet se në çfarë muaji është këngëtarja, ndaj do të na duhet të presim deri sa Olta të jetë gati për të zbuluar diçka më shumë për publikun.

Artikuj të ngjashëm