Mos Tayna “shënjestroi” Melindën me veprimin e fundit?

By

Pas një periudhe të gjatë të qetësisë, përballjet në distancë duket se janë rikthyer mes repereve shqiptare.

Kjo të paktën lihet të kuptohet nga pak sekonda të promos paralajmëruese të Taynas në sezonin e ri të emisionit të Meriton Mjekiqit.

Në një pjesë të “free-style”, reperja Tayna dëgjohet të thumbojë dikë që i ka “kërkuar falje”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë në rrjet se bëhet fjalë për Melindën dhe postimin e saj të bujshëm të para disa kohëve.

Rreshtat mund të jenë edhe rastësi por se nëse bëhet fjalë për dikë, këtë e di më së miri vetëm Tayna! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm