Në sytë e publikut, modelja e këngëtarja Morena Taraku mund të duket si një vajzë e llastuar për të cilën kujdesen ata që i ka rreth.
Por Morena Taraku ka një qasje krejt ndryshe karshi babait të saj, regjisorit të njohur Selami Tarakut.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video në Instagram, ku shihet duke e mbathur të atin tashmë në moshë.
Ajo shpesh e përmend se ai është një person me rëndësi tepër të madhe në jetën e saj, e ndoshta edhe i vetmi njeri para të cilit përkulet. /Prive.al