Larg kohë nga publiku: Tuna paska ndryshuar drastikisht (FOTO)

By

U bë kohë e gjatë qysh kur Tuna Sejdiu ishte prezente publikisht, qoftë me klipe e qoftë me intervista.

Këngëtarja ka bërë një pauzë të konsiderueshme, duke mos u shfaqur dhe duke mbajtur distancë me publikun dhe në këtë kohë, paskan ndodhur edhe ndryshime në pamjen e saj.

Tuna që të gjithë e mbajmë në mend bionde, nuk është më një e tillë.

Ajo ka marrë hapin drastik duke ndryshuar ngjyrën e flokëve në totalisht të zezë, e madje edhe me ca balluke të cilat janë diçka e re në pamjen e saj.

Sejdiu ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet me flokë të zeza. Athua këngëtarja me njëmend ka marrë guximin të dalë nga biondja, apo kjo është thjesht një paruke, pasi që edhe veshja e saj dhe ajo e miqve që ka pranë, përkon me atë të një “masked ball”? /Prive.al

 

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

Artikuj të ngjashëm