Ajo shquhet me bukurinë, karrierën si ikonë e bukurisë dhe këngëtare por pak kush e di që Morena Taraku në rrafshin akademik është e diplomuar diku tjetër.
Bukuroshja ka studiuar gazetarinë ndonëse deri sot nuk ka arritur të vë në praktikë shkollimin e saj në rolin e prezantueses apo gazetares.
Si e ftuar në NIN me Alaudin Hamitin, Morena u pyet mbi këtë pjesë.
Ajo deklaroi se e ka menduar realizimin e një emisioni mirëpo shkaku i fokusit në karrierën muzikore nuk pritet ta jetësojë planin së shpejti.
Morena deklaroi se mbase në të 40-tat kur muzika do kalojë në plan të dytë, ajo mund të përqendrohet tek televizioni por momentalisht, është rehat në këtë mënyrë. /Prive.al/