Është Adelina Ismaili apo Flaka Krelani? (VIDEO)

By

Adelina Ismajli është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare të të gjitha kohërave.

Me stilin unik, ajo kishte arritur t’i thyente tabutë e kohës duke bërë revolucion me paraqitjet skenike.

Një personazh si ajo është pothuajse e pamundur të imitohet e kopjohet. Por kjo nuk ishte aspak e pamundur e as e vështirë për këngëtaren Flaka Krelani.

Të përbashkët kishin vetëm shpirtin rebel, ndërsa tani edhe pamjen e lëvizjet.

Në spektaklin e televizionit Klan në Shqipëri, “Your Face Sounds Familiar”, Flana Krelani ka imituar në mënyrë fantastike këngëtaren, duke vallëzuar e kënduar njëjtë si ajo.

Komente të mira ka marrë edhe nga juria e kësaj gare, pasi që Flaka e çau performancën. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm