Kobe Bryant humb jetën në një aksident fatal

By

Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter në Calabasas të dielën në mëngjes, konfirmon TMZ Sports.

Kobe po udhëtonte me të paktën 3 persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur ndodhi aksidenti. Një zjarr shpërtheu. Personeli i urgjencës u përgjigj, por askush në bord nuk mbijetoi. 5 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas të gjitha informatave, Vanessa Bryant nuk ishte në mesin e atyre që ishin në bord.

Shkaku i përplasjes është ende nën hetim.

Kobe në mënyrë konstante ka përdorur një helikopter për të udhëtuar për vite me rradhë – që kur filloi të luajë për Lakers.

Ai la pas gruan Vanessa, dhe katër vajzat e tyre – Gianna, Natalia dhe Bianca dhe të porsalindurin, Capri.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke bërë 18 Lojëra All-Star para se të tërhiqej pas sezonit 2016.

 

 

Artikuj të ngjashëm