Duket se afera e “veturës Bentley” incizimet e telefonatave që kishte siguruar Sinjali.com (kliko këtu) ku tingëllon mjaft e shqetësuar duke përdorur fjalor banal, presioni ishte rritur mbi Morenën, dhe largimi nga rrjetet sociale duket të ketë qenë një rrugëdalje që të largohej nga ‘vëmendja’.
Më 25 tetor modelja dhe këngëtarja Morena Taraku vendosi të largohej nga rrjetet sociale dhe këtë e kishte bërë të ditur me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram.
Sipas këngëtares, kjo shkëputje po vjen pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme që ka marrë kohëve të fundit. Morena ka treguar që i nevojitet pak pushim prej Instagramit dhe dëshiron t’i përkushtohet më shumë vetës e familjes.
Mirëpo sot, ajo u rikthye me një shkrim të tillë prapë në llogarinë e saj.
“Une di shume gjera, por jo edhe aq sa Zoti, Ai i din te gjitha dhe une besoj ne te..Nuk ma do zemra te lendoj askend, e aq me pak ata qe hongren buk ne te njejten sofer me mua.. edhe pse ata e ben… Une besoj se e verteta flet vet nje dite, pa e njollosur askend nga goja ime.. Dhe prap po e perseris zoti i din te gjitha. MT”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje për të qartësuar më tej shkrimin e saj.” /Prive.al