Monika: Nuk i konvenova kësaj loje, mora fjalë të mira nga publiku (VIDEO)

By

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Monika, ka folur për lojën e saj brenda shtëpisë pasi doli në ‘Prime’-n e të premtes së javës të kaluar.

Ajo, në Big Talk Kosova, ka theksuar se kishte luajtur një lojë të mirë dhe se ka marrë fjalë të mira nga publiku që nga dalja.

“Kam pasë shumë debate gjithmonë asnjëherë nuk kam qenë e rreptë dhe nuk kam ofenduar njerëzit, nuk ofendoj njerëzit as jashtë. E kam parë pak veten në ekran këto dy ditë, kamë bërë goxha hajgare me banorë, sidomos me Edonën, kam bërë muhabete me Shqipen, Ledin, Brikendën dhe Edonën”.

“E vetmja është që ka thënë për mua Brikenda se me sheh në finale, e përshëndes shumë. Gjithmonë shkoj me ekuilibër shkova dy hapa para, një hap mbrapa. Monikës nuk i ka munguar asgjë, kam thënë se për këtë lojë nuk kam qenë. Nuk i kam konvenuar kësaj loje, por publikut i kam konvenuar shumë”, ka thënë Monika./Klankosova.tv

 

Artikuj të ngjashëm