Ku është Trixa? Zbulohet çfarë bëri pas shakasë që e la të mërzitur

By

Mbrëmjen e djeshme, Beatrix nuk hyri në Big Brother VIP për shkak të hatërmbetjeve nga një shaka e Ermal Mamaqit në shtëpi që zinte në gojë Trixën dhe Bora Zemanin.

Ai deklaroi se do ta marrë Borën në film. Donaldi kërkon që ta paguajë mirë dhe me shaka pyet për rolin e tij.

Salsano Rrapi me përbuzje shprehet se Donaldi në film do ta ‘vrasë’ edhe Trixën gabimisht. Kjo shkakton të qeshura me tallje mes banorëve, përfshirë Donaldin, skenë e mjaftueshme për ta lënë Trixën të mërzitur.

Por ku është Trixa?

Burime të sigurta të Prive.al bëjnë të ditur se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur aeroplanit dhe është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Kjo ishte arsyeja pse mes tjerash Dagzi tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.

Ndryshe, Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht. /prive.al

Artikuj të ngjashëm