Ish Miss Shqpëria dhe aktorja e njohur Almeda Abazi, po bëhet nënë për herë të parë dhe kësaj here, ajo thuajse të gjitha emocionet po i ndanë me fansat e saj.
Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Shqipëri dhe prej dy vitesh e martuar me aktorin Turk Tolgahan Sayisman, po pret një djalë ndërsa kur ajo ajo i ka dëgjuar në ultrazë për herë të parë edhe të rrahurat e zemrës së bebit në shtator të këtij viti, qenka emocionuar shumë.
Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi, ku shihet thuajse e përlotur nga ky moment, që duhet të jetë shumë emocionues për çdo nënë. /Prive.al