Antigona Ramosaj, nëna e dy artistëve Beatrix e Alban Ramosaj festoi dje ditëlindjen.
Për 50 vjetorin jubilar, ishte organizuar një super festë me plot të pranishëm.
Nga Amerika, rrugë mori edhe motra e saj, këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.
Ajo nuk mungoi në ditën e shënuar të gjysmë shekullit.
Një nga momentet më emocionuese të ditëlindjes ka qenë interpretimi i përbashkët i Albëries me Trixën të hitit të pavdekshëm “Asnjëherë”.
Momentin, këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Antigonës, edhe plot vite të tjera e lumtur dhe e rrethuar nga më të shtrenjtit e saj. /prive.al