Si çdo mbrëmje në “Top Arena”, Antonela Berishaj zhvillon intervista të shkurtra me personazhe të ndryshëm.
Së fundmi ishte e ftuar Miss Turizmi, Klarisa Pengu për t’u përgjigjur në pyetjet pikante.
Ndër të tjerash ajo ndau mendimet e saj për vajzat të tjera të njohura në fushën e modës. Klarisa tregoi se Oriola Marashi sipas saj është e mbivlerësuar.
“Nuk i ka ato përmasat e duhura që karakterizojnë një modele”, tha ajo. /Prive.al