Bebe Rexha ka vetëm një peng nga adoleshenca

By

Bebe Rexha së fundmi ka folur edhe për revistën “Bustle”, ku ka rrëfyer më shumë për periudhën e adoleshencës.

Ajo tregoi se që në moshën 16-vjeçare ka pasur qëllim që të arrijë majat në karrierë dhe të ishte shumë e suksesshme.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare ka një peng nga adoleshenca dhe do i jepte vetes së saj një këshillë.

“Do i thosha vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës. E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu jam. Por do doja të isha më pak dhe të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thosha: çfarë kam për të bërë tjetër? Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë? Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thosha vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalësoja”, u shpreh ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm