Modelja e njohur shqiptare pjesë e skeçit të ri nga ‘Stupcat’ (VIDEO)

By

Modelja e njohur Vildane Zeneli ka disa javë që po qëndron në Kosovë, siç bën rëndom gjatë verës.

Gjatë kësaj kohe, atë e kemi parë mjaft aktive në paraqitje publike. Dha për Alaudin Hamitin në NIN të Klan Kosova një intervistë të gjatë teksa më pas u shfaq nën shoqërinë e fytyrave publike si Tayna e Kejvina Kthella të cilat duken të jenë shoqe shumë të mira të saj.

Mirëpo, Vildanja gjatë kësaj kohe ka provuar pak edhe aktrimin.

Ajo është bërë pjesë e një skeçi të grupit humoristik ‘Stupcat’ të cilët tash e një kohë po publikojnë në internet skeçe të reja në baza javore.

Nga promo e ndarë në rrjete sociale lihet të kuptohet që bëhet fjalë për një episod i cili s’duhet humbur nesër në mbrëmje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm