Një femër në Babastars ?!

By

Është përfolur edhe më parë mundësia që një femër të jetë pjesë e Babastars.

Mirëpo përveq se kjo do tingëllonte një kontradiktë e çuditshme në emrin e grupit, kjo duket as të mos jetë në planet e grupit.

Këtë e ka deklaruar Skivi i cili nënvizoi faktin se si grup do punojnë me njëri-tjetrin përjashto rastet e rralla të bashkëpunimeve me femra të estradës.

I pyetur për mundësinë e zgjerimit të grupit, reperi deklaroi se kjo nuk është në planet e afërta të anëtarëve të Babastars, por edhe nëse do ndodh, kjo do të bëhet me shumë kujdes.

Kjo për faktin se siç tha ai, tregu po degradohet në masë të madhe nga prurjet jo cilësore që po vërshojnë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm