Linja fantastike, një fytyrë kukulle dhe shumë e famshme në punën që bën.
Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është më një vajzë “single” dhe zemrën e saj e ka marrë dikush.
Ajo përfundimisht e ka prezantuar me publikun me të dashurin e saj, i cili e ka edhe ditëlindjen. E meqë edhe ndodhet larg tij në këtë ditë të veçantë për të, e ka uruar përmes profilit të saj në Instagram, duke i shprehur edhe dashurinë.
Zeneli ndodhet në Tiranë ku po merr pjesë në eventin “Oda”, por në mendje ka të dashurin, me të cilin edhe ka prezantuar një fotografi për herë të parë.
“Urime ditëlindjen dashuria ime, Do doja të isha në shtëpi të festoja me ty, por do të vij shumë-shumë shpejt dhe të festojmë bashkë çdo ditë. Të dua zemër”, i ka shkruar ajo të dashurit të saj. /Prive.al