Pas zhdukjes në tetor të vitit 2018, Loni Willison u pa duke bredhur rrugëve të Venecia Beach.
Loni Willison, ish-modele e njohur e revistave të fitnesit, hodhi poshtë ofertat për ta ndihmuar duke thënë se “Unë nuk kam folur me Jeremy. Unë nuk dua të flas me miqtë e mi, jam mirë. Nuk dua të më ndihmojë askush”, tha ajo për The Sun.
Loni u pa duke mbledhur plehra rrugëve të shtëpive milionëshe në rrethinën e Venice Beach në Los Anxhelos.Loni ishte e martuar me aktorin Jeremy Jackson për dy vjet, ndërsa ajo një herë akuzoi burrin e saj se po përpiqej ta mbyste atë gjatë një zënke të dhunshme.
Modelja e pastrehë thotë se askush nuk interesohet për të dhe nuk i duhet askush, i ka të gjitha.
“Unë mund të jetoj vetë. Kam gjithçka që më duhet këtu. Askush nuk interesohet vërtet për mua dhe unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin”.
Ish-modelja, e cila dikur ishte në kopertinën e revistës Australiane “Glam Fit”, tani po jeton në rrugët afër Pier Venice në Los Angeles.
Burimi: The Sun