Pak javë më parë, në programin ‘Përputhen’ u bashkëngjit Lulzim Jashari, model nga Kosova.
Me t’i hyrë kësaj aventure televizive, ai ra në sy për fizikun e tij dhe rrugës, fansat krijuan edhe projeksionet e mundshme të një romance potenciale me një prej tre vajzave, Antonetën.
Pas daljeve të përbashkëta, të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë vërejtur, e mbase shpresuar, në kiminë mes dyshes duke potencuar faktin se dyshja shkojnë shumë dhe janë një çift potencial i këtij programi.
E në një ‘frekuencë’ të tillë duket të mos jenë vetëm publiku por edhe produksioni.
Së fundmi, Olsa Muhameti, autorja e programit, ka ‘ndërhyrë’ siç nuk ndodh shpesh duke i dhënë ‘kahje’ konsolidimit të mundshëm të kësaj romance.
Përmes Instagramit, ajo ka deklaruar se fansat që janë bërë bashkë për çiftin, ‘nuk e kanë keq’.
LAJMI VIJON NËN FOTO
Ky postim i producentes së rubrikës mund të merret edhe si një indikator i angazhimit të produksionit për të krijuar një çift, marrë shkas edhe nga tolerimi që iu bë Lulzimit kur u zbulua se ishte i martuar.
Të jetë një romancë e vërtetë ‘rrugës’ apo është gjithçka në kuadër të një situate të inskenuar? Këtë mbetet ta tregojë koha por një dëshprim i dytë i publikut që në fillim të programit nisi ta shihte Antonetën me Enon, nuk do të ishte aspak i mirësëardhur. /Prive.al