Kur bëhet fjalë për bukurinë, vitet ’60 janë një thesar i pamohueshëm frymëzimi.
Nga eyliner, deri tek qerpikët si të kukullave, grimi i kësaj dekade duket shumë ikonik dhe ende shumë relevant edhe sot. Sidoqoftë, nuk ishte vetëm grimi që bëri vitet ’60 një nga kohërat më të mira për bukurinë.
Dekada gjithashtu pa krijimin e shumë modeleve të reja flokësh, që ishin emocionuese dhe tejet elegante.
Në postimin e fundit në llogarinë e saj në Instagram, Besa Kokëdhima na kujtoi pikërisht këto modele flokësh e që edhe sot frymëzojnë modën dhe stilin. /Prive.al