Se çmimi kryesor në një kompeticion nuk luan fort rol kjo tash e një kohë dihet dhe është vërtetuar në shumë raste.
I tillë duket të jetë edhe a i i përfaqësueses së Kosovës në Miss Universe, Camila Barraza e cila ndonëse nuk triumfoi në eveniment, po i ka dyert e hapura kudo.
Krahas seteve të shumta fotografike, argjentinasja është përzgjedhur në një event që e lidh sërish me Miss Universe.
Barraza i është rikthyer Filipineve për të promovuar Miss Universe të ardhshëm bashkë me gjashtë bukuroshe tjera pjesëmarrëse dhe Pia Ëurtzbach, vajzën e cila triumfoi në garën e vitit të kaluar.
Miss Universe Kosova 2016, bashkë me përfaqësuesen e Spanjës, Britanisë, Indonezisë e Vietnamit do qëndrojë në shtetin aziatik për një javë me ç’rast do marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie dhe promovuese.
Nga çfarë shihet në imazhet e postuara, Camila duket të jetë duke e shijuar shumë rikthimin në Filipine, shtetin që i dha shumë në eksperiencë e kujtime para pak muajve. /prive.al/