‘Mirëmëngjesi’ nga Luana me linja fantastike (FOTO)

By

Ka rënë shpesh pre e akuzave se po përdor photoshop në fotografitë e saja dhe po e stimulon një dukje prej bombe.

Por moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, ka ditur po aq shpesh t’i mbyllë këto gojë të liga që s’dinë të ndalen.

Para pak ditësh publikoi një fotografi nën ujë, duke e dëshmuar se posedon të pasme të formuara, pavarësisht se përflitej se po përdorë mbathje me mbushje.

Ndërsa, një tjetër fotografi ku ajo përpiqet të dëshmojë se është e bukur ashtu siç e ka bërë nëna, është postuar në mëngjesin e së dielës, pranë një pasqyre mbi të cilën ka pozuar Luana.

E veshur thjeshtë, moderatorja që po pushon në Santorini, e ka fotografuar veten duke shfaqur linjat fantastike që ka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm